
Ish-kandidati për kryetar të PD, Ibsen Elezi në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN TV duke komentuar lidhur me garën për bashkinë e Tiranës deklaroi se duhet të ketë figura potenciale që ngjallin dhe besueshmëri.
Ai tha se Berisha ka ndikim në zgjedhjen e kandidatëve, ndërsa shtoi se garancia për një garë vjen nga ecuria e subjektit politik. Sipas tij, modeli që Berisha po i ofron shqiptarëve duke bashkëpunuar me Metën nuk sjell sukses dhe se këtë nuk e përkrah shumica e demokratëve.
Gara duhet të ketë figura potenciale dhe figurat që ngjallin besueshmëri duhen dhe persona publik të afirmuar për shkak të betejave të tyre politikave që i kanë ndërtuar dhe qoftë jashtë PD. Nuk do e shihja si zgjidhje fitoren tek këto dy figura Këlliçi-Bogdani, sepse do ishte shumë e cunguar. Këto dy figura nuk është se kanë paraqitur një format politik të qëndrueshëm, por duhet të ketë dhe figura të tjera. Ndikimi është bërë model dhe nuk mund ti shmangesh, pra dhe anëtarësia ka arritur një marrëdhënie që zgjidhet kandidati në bazë të atij që i shkel syrin liderit. Prandaj të thuash që s’do ketë ndikim është e pamundur. Në 2013 e akuzuam LSI që e ndërtoi modelin e saj të funksionimit mbi modelin e blerjes së votës. Unë e kam të faktuar se si në 2013 LSI erdhi në Kukës dhe bleu vota për PS. Ilir Meta ka një barrë të madhe me mëkate në kurriz. Bashkimi i dy partive mund të sjellë shtim numrash në votë, por elektorati gri kur sheh këtë imoralitet zgjedh të largohet. Berisha s’mund ti kundërvërë Ramës modelin e hajdutëve si alternativë.
I pyetur nëse e mbështet baza e demokratëve një marrëveshje me Ilir Metën, Elezi tha se modeli që opozita po i ofron shqiptarëve nuk sjell sukses dhe se bashkimin e Berishës me Metën nuk e përkrahin shumica e demokratëve.
Një parti që brenda një 8-vjeçari u kthye në vegël të PS, tregon që demokratët janë të zhgënjyer, por një bashkim me Metën nuk mendoj se ka demokrat që e mbështesin, përveç atyre që kanë synim për të ardhur në pushtet. Është absurde të mendosh se bashkëpunimi Berisha- Meta do mbështetet nga demokratët e vërtetë.



