Punonjësi i një pike karburanti në Cërrik, është grabitur nga një person ende i paidentifikuar prej Policisë, teksa ishte në orarin e punës.
Ai i është drejtuar Komisariatit të Policisë Cërrik, ku ka ngritur padi.
Por në datën 2, një person i panjohur, dyshohet i armatosur me një mjet tip “Fuoristradë”, është afruar te karburanti, i ka kërkuar lekë nën kërcënimin e armës dhe më pas është larguar me mjetin e tij.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Nenet 134-22 e 278 të Kodit Penal.



