Enriko Ceko, ekspert ekonomie tha në studion e MCN Informacion se qasja ndaj mbetjeve në Shqipëri duhet të jetë drejt riciklimit dhe jo drejt djegies.
Qasja ndaj mbetjeve në Shqipëri duhet të jetë drejt riciklimit dhe jo drejt djegies. Dhe landfilli sot konsiderohet i rrezikshëm. Në qoftë se do ta shohim nga ana e kapacitetit të fuqisë punëtore, për 10 mijë tonë mbetje, nëse digjet inceneratori krijon një vend pune, nëse këto 10 mijë tonë mbetje shkojnë në landfill krijohen 6 vende pune, por nëse i riciklojmë krijohen 360 vende pune.
Sipas Cekos, gjeneratorët që janë instaluar në Shqipëri nuk janë as të gjeneratës së pestë dhe as të gjeneratës së katërt. Ceko thotë se ka dyshime dhe hetime se inceneratorë që janë çmontuar nga vende të tjera janë lyer me bojë dhe janë sjellë në Shqipëri.
Në dijeninë time, gjeneratorët që janë instaluar në Shqipëri dhe ato që mendoheshin që do të instaloheshin nuk janë të gjeneratës së katërt, as të gjeneratës së pestë. Ka një hetim sikur janë çmontuar nga disa vende të BE-së dhe janë sjellë në Shqipëri të lyer me bojë, sikur janë teknologji e re. Tani duhet të hetojë SPAK për këtë gjë se ka burime të sigurta që inceneratorë që janë çmontuar në Poloni, Rumani dhe Bullgari janë në Ballkan.



