Netanjahu pritet me protesta në SHBA, 200 të arrestuar

Netanjahu pritet me protesta në SHBA, 200 të arrestuar

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ndodhet këtë mes jave në Uashington, në një vizitë të planifikuar kohë më parë, mes diskutimeve për një armëpushim në Gaza dhe zbatimit të planit të presidentit Biden për të vendosur paqe në rajon.

 

 

Drupal Ad

 

 

 

Por vizita e tij në SHBA u prit me protesta.

Rreth 200 persona u arrestuan për demonstrimin brenda ndërtesës së Cannon House, një nga ndërtesat e Kongresit Amerikanë, veprim i cili sipas autoriteteve policore është i paligjshëm.

Organizime të tilla priten gjatë gjithë kohës së qëndrimit të kryeministrit Izraelit në Uashington.

Kujtojmë se që prej fillimit të luftës në Gaza, vendimet e kabinetit të luftës në Tel Aviv janë shoqëruar me protesta në disa prej kryeqyteteve europiane dhe po ashtu në SHBA.

Shumë prej studentëve, madje pjesë e rezistencës disa ditore në universitetet e New York-ut apo Columbias, u arrestuan pas përplasjes me forcat e policisë.

Gjithsesi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu do të mbajë një fjalim historik në Kongresin Amerikan, duke u përpjekur sipas tij të marrë mbështetjen e të dyja palëve politike në SHBA, edhe pse vetë Amerika gjendet po ashtu mes tensioneve të brendshme, pas plagosjes së kandidatit për president Donald Trump dhe tërheqjes nga gara të presidentit Joe Biden.

Uashingtoni ka kritikuar gjithnjë e më shumë numrin në rritje të viktimave civile, ndërsa vetë Netanjahu përpara nisjes e pati një mesazh për vendin mik.

Unë do të kërkoj mbështetje nga të dyja partitë, që është shumë e rëndësishme për Izraelin. Pavarësisht se kë zgjedh populli amerikan si president të ardhshëm, Izraeli mbetet aleati i domosdoshëm dhe i fortë i Amerikës në Lindjen e Mesme.

Në agjendë është parashikuar edhe një vizitë e tij në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa mediat ndërkombëtare shkruajnë se Netanyahu ka kërkuar një takim edhe me ish-presidentin Trump, i cili sipas kryeministrit izraelit vuri në zbatim politika të rëndësishme pro-izraelite gjatë mandatit të tij.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy