Një makinë tip fuoristradë është gjetur mëngjesin e sotëm në ujërat e detit të Vlorës, 20-30 m nga bregu. Mjeti është gjetur nga policia sot rreth orës 07:22.
“Ngjarja ka ndodhur në zonën ujore të plazhit të vjetër, ku rreth 20-30 m larg nga bregu i detit është gjetur në ujë një automjet tip “Fuoristradë””, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia e Vlorës në bashkëpunim me Policinë Kufitare, po punojnë për nxjerrjen e makinës nga uji.



