Zhabina për projektin në Zvërnec: Pse investitorët fshihen pas kompanive offshore, duhet transparencë e plotë (VIDEO)

Zhabina për projektin në Zvërnec: Pse investitorët fshihen pas kompanive offshore, duhet transparencë e plotë (VIDEO)

Paralajmërimi i Komisionit Evropian se projekti turistik në Zvërnec mund të ndikojë në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, nëse nuk respektohen standardet mjedisore evropiane, ka rikthyer në vëmendje debatin mbi zhvillimin e këtij investimi.

 

I ftuar në “MCN Live”, gazetari Xhevahir Zhabina tha se reagimet e deritanishme të institucioneve ndërkombëtare kanë qenë të kujdesshme, por sipas tij, në fazën aktuale të protestave nevojitet një qëndrim më i fortë.

 

Mua më duken reagime politikisht korrekte. Në këtë fazë ku ka hyrë protesta dhe debati publik, do të duhej një reagim më i qartë dhe më i fortë nga faktori ndërkombëtar. 

 

Institucionet evropiane kanë theksuar vazhdimisht se Shqipëria duhet të përmbushë standardet mjedisore, pasi mbrojtja e mjedisit është një nga kapitujt më të rëndësishëm të procesit të integrimit evropian.

 

Mesazhi ka qenë i qartë: Shqipëria duhet të zbatojë detyrimet që lidhen me mjedisin, sepse ky është një kapitull që mund të bëhet pengesë serioze në procesin e anëtarësimit në BE. 

 

Protesta tashmë ka tejkaluar kufijtë e një kundërshtimi lokal ndaj projektit në Zvërnec dhe është shndërruar në një debat më të gjerë publik dhe politik.

Protesta nuk është më vetëm për Zvërnecin. Ajo ka marrë një dimension më të gjerë politik dhe qytetar. 

 

 

Ai ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi strukturën e pronësisë dhe investitorët që qëndrojnë pas projektit, duke kërkuar më shumë transparencë për publikun.

 

 

Unë shtroj pyetjen: nëse ky projekt konsiderohet kaq i rëndësishëm nga investitorët e tij, pse nuk bëhen publikë? Pse fshihen pas kompanive offshore? 

 

Pse publiku duhet ta kuptojë përmes dokumenteve se kush janë interesat ekonomike që lidhen me këtë projekt?. 

 

Pse duhet ta kuptojmë nga letrat qe nje nga biznesmenët kryesor qe ky projekt tëvazhdoj është kompania Kastrati. 

Ata kane bërë negociata që të marrin pronat dhe me pas qe Redi Struga të jetë pronar i tokave aty. Pse se bëjnë publikë këtë gjë, bazuar në dokumente. 

 

Kur bëhet fjalë për një projekt që prek një zonë të mbrojtur dhe ka ngjallur reagim të madh publik, transparenca duhet të jetë maksimale. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy