
Zhvillimet në PD dhe rruga e rikonsolidimit të mëtejmë të kësaj partie, ishin në fokus të komunikimit me shikuesit e edicionit të lajmeve në MCN TV, të anëtares së Komisionit të Rithemelimit, Edit Harxhi.
Për Harxhin, tashmë po punohet në mbledhjen e forumeve demokratike të cilat do të çojnë delegatët në Kuvendin e 30 prillit, për të zgjedhur strukturat udhëheqëse të PD-së.
Ky është një moment i rëndësishëm për PD-në, sepse po i organizojmë struktura e partisë, që në qelizë e lartë, dhe të zgjidhet lidershipi i ri.
Besoj se tashmë të gjithë vendin anëtarësia e PD është bashkuar në cdo degë dhe po bëhet bashkimi me bazë të votës, vota është ajo që i jep legjitimitetin e këtij institucioni partiak. Më 30 prill, do të jetë kuvendi i radhës, aktualisht jemi në procesin e zgjedhjeve së strukturave në bazë dhe më pas do të kalohet në mbledhjen e kuvendit të degëve, dhe aktivit të degëve, dhe të kryetarëve te degëve. Në kuvendin e datës 30 do të shkojmë me një liste prej 22 delegatësh.
Lidhur me faktin se Sali Berisha ka folur sot për një tentativë të shumicës për të blerë vota për Presidentin ndërsa është folur edhe për një mundësi kandidimi të Lulzim Bashës për këtë post, Harxhi thotë se një gjë e tillë është më shumë se një shaka pa krip.
Sipas saj, një njeri si Basha nuk mund të bashkojë një vend, kur ishte ai që përçau partinë e tij.
Më duket më shumë se një shaka pa kripë, gjithçka mund të ndodh në Shqipëri. Kështu që nuk më duket çudi fare që Rama kërkon të kap edhe institucionin e Presidentit.
Përsa i përket Bashës, personalisht shpreh bindjen, që përsëri është një shaka, sepse nuk do të mund të votoja kurrë Bashës për president të Republikës. Një njeri që përçan partinë e vet, nuk mund të bashkojë një vend.



