Vrau vajzën dhe një italian, shqiptari i tha gruas: Nuk do të vras, duhet të jetosh që të vuash

Vrau vajzën dhe një italian, shqiptari i tha gruas: Nuk do të vras, duhet të jetosh që të vuash

Nga video tronditëse e xhiruar me celular në Torremaggiore, të Foggias në Itali, menjëherë pas vrasjes së dyfishtë, del një version i ri i fakteve.

45-vjeçari shqiptar Taulant Malaj, i cili ka rrëfyer para hetuesve se ka vrarë vajzën e tij 16-vjeçare dhe italianin që dyshonte se ishte i dashuri i gruas, mësohet se i ka thënë të shoqes se nuk do e vriste.

Nuk po të vras, duhet të mbijetosh dhe të përjetosh gjithë dhimbjen që ti më ke shkaktuar.

Fillimisht u mendua se 16-vjeçarja kishte mbrojtur nënën me trupin e saj. Por në video Taulanti kishte shtuar se do të vriste dhe djalin. 45-vjeçari u ndalua pikërisht teksa ishte në kërkim të djalit 5-vjeçar.

Vogëlushi shpëtoi duke u fshehur pas divanit në dhomën e ndenjjes së shtëpisë.

Vrasësi ishte shumë i lidhur me djalin e tij të vogël dhe këtë e dëshmojnë fotografitë e shumta të publikuara me fëmijën në profilin e tij në Facebook.

Mbrëmjen e së shtunës, pas masakrës, të parët që mbërritën në shtëpi ishin vëllai i vrasësit dhe kunata e tij. Ishin pikërisht ata që e gjetën fëmijën të fshehur pas divanit.

Ky i fundit në momentin e mbërritjes së karabinierëve ndodhej në krahët e të afërmve në gjendje shoku.

Gjendja shëndetësore e 39-vjeçares shqiptare Tefta Malaj, bashkëshortja e Taulant Malaj, e cila natën mes të shtunës dhe të dielës së kaluar vrau me thikë vajzën e tyre 16-vjeçare Xhesika dhe Massimo De Santis, 51 vjeç, njeriun për të cilin shqiptari besonte se ishte i dashuri i gruas së tij.

Ndërkohë gruaja ndodhet në një prognozë të rezervuar por jeta e saj nuk është në rrezik, ndonëse e plagosur me gjashtë goditje thike në bark.

Gruaja e plagosur është shtëpiake, por herë pas here punon si kujdestare për disa të moshuar në fshat. Të dy janë të martuar prej 17 vitesh. Për të konstatuar ekzistencën e lidhjes së dyshuar jashtëmartesore dhe shkëmbimin e mesazheve në një bisedë mes bashkëshortes së vrasësit dhe viktimës, hetuesit italianë i kanë sekuestruar celularët e gruas, bashkëshortit dhe vajzës së saj.

Ndërkohë, po vijojnë hetimet për të identifikuar se kush e ka publikuar videon e vrasjes së dyfishtë në internet dhe në rrjetet sociale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy