Tregu i gjelave në Baldushk/ Çmimi ka pësuar rritje, shitjet bëhen në rrugë pasi mungon transporti i siguruar (VIDEO)

Tregu i gjelave në Baldushk/ Çmimi ka pësuar rritje, shitjet bëhen në rrugë pasi mungon transporti i siguruar (VIDEO)

MCN TV është vendosur këtë mëngjes të mërkure kur jemi vetëm pak ditë larg festave të fundvitit në Baldushk të Tiranës për tu njohur më nga afër me tregun e gjelave të detit dhe çmimet e tyre për këtë vit.

Mësohet se këtë vit ka pasur një rritje të çmimit të gjelit dhe pulës së detit, specifikisht është 12 mijë lekë kilogrami, ndryshe nga një vit më parë kur kg shkonte me 9-10 mijë lekë të vjetra.

Lidhur me këtë situatë një banor që merret me rritjen e gjelave të detit shprehet se në përgjithësi ai punon me porosi, por thekson se është lodhje e madhe. Ai shprehet se vetë e ka rritur çmimin vetëm 1 mijë lekë të vjetra nga viti i kaluar sepse janë rritur të gjitha kostot për rritjen e tyre.

Kryesisht punojmë me porosi, të gjithë i kam të shitur sepse punoj me një klientelë besnike, i porosisin dhe vijnë i marrin deri dy ditë para festave. Çmimi ka pësuar një rritje për gjelat e detit sepse janë rritur dhe kostot për rritjen e tyre, kjo ka sjellë dhe një stepje të qytetarëve për ti blerë, sepse largohen sa po mësojnë çmimin. I kuptojmë ata, por dhe ne na duhen 10 muaj nga zog deri në fund për ta shitur një gjel deti. E gjithë rruga nga fshati Vishnje, i gjithë Baldushku dhe më tej një distancë për rreth 10 km është i mbushur me qytetarë që shesin gjelat e detit, kjo sepse ne nuk kemi një transport të siguruar.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy