
Për herë të parë ekipi Komando do të shërbejë në KFOR në Kosovë.
Lajmin e ka bërë me dije Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka me anë të një postimi në ‘Facebook’ ku shkruan se trupat e Forcave të Armatosura pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia nuk e kanë ndërprerë stërvitjen e tyre.
Ndërkaq, Xhaçka ka shtuar se Forcat Tokësore do të dërgojnë një togë nga batalioni i Poshnjes për të shërbyer në misionin e NATO-s në Afganistan.
“Në këtë periudhë pandemie, Forcat e Armatosura jo vetëm që nuk e kanë ulur ritmin e aktiviteteve, por kanë qenë më të angazhuara se kurrë.
Stërvitjet kanë vijuar, sidomos për trupat e kontingjenteve të reja që do të nisen muajin e ardhshëm në misionet jashtë vendit dhe po trajnohen për të shërbyer nën masat kundër COVID-19.
Forca Tokësore do të dërgojë një togë nga batalioni i Poshnjes për të shërbyer në misionin e NATO-s në Afganistan. Për herë të parë një ekip Komando do të shërbejë në KFOR në Kosovë,” shkruan Xhaçka.



