Flet nëna e vajzës që ngacmohej seksualisht nga mësuesi: M'u shemb bota kur pashë mesazhet

Flet nëna e vajzës që ngacmohej seksualisht nga mësuesi: M'u shemb bota kur pashë mesazhet

Një mësues i shkollës “Mustafa Lleshi” në Kombinat u vu në pranga sot pas denoncimit të një nxënëseje për ngacmim seksual dhe veprime të turpshme. Në një prononcim për “News 24”, nëna e vajzës 14-vjeçare tha se iu shemb bota, kur në “Facebook” mesazhet që mësuesi Hasan Martani i kishte dërguar vajzës së saj.

 “Vajza ime e denoncoi. Nuk ka pasur shqetësim nga mësuesit e tjerë. Edhe për këtë mësues kam pasur respekt se ishte autoritar. Jam befasuar kur i pashë me sytë e mi mesazhet në ‘Facebook’. M’u shemb bota. Vajza është ekselente. Si ngjarje kam një javë që e di. Dje dorëzova provat. Nuk duhet vetëm pezullimi, por kërkoj të dënohet. Ai që dyshonim se ishte i rrezikshëm iku. Kam qenë e shqetësuar se vajza si tip ka qenë edhe e mbyllur dhe mbyllja shkoi edhe më tej”, thotë ajo.

Nëna thotë se nuk kërkon vetëm vetëm shkarkimin, por edhe dënimin e mësuesit.

“Çështjen nuk e kam sjellë në shkollë, e shmanga sepse nuk duhet të ndikoheshin të tjerët dhe duhet të merrej shteti. Çështjen nuk e diskutova me drejtoreshën për sa kohë unë kisha faktin në dorën time. Nuk doja vetëm një shkarkim por më shumë”, ka thënë nëna e 14-vjeçares.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy