
Nga sot, 100 kanadezë, përfshirë aktorin Jim Carrey dhe disa gazetarë nuk mund të hyjnë në territorin rus. Ky vendim vjen si përgjigje e Rusisë ndaj sanksioneve të vendosura nga Otava nëpërmjet të cilëve ishin shënjestruar gazetarë dhe aktorë rusë.
Vendimi, sqaron Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë, është marrë si përgjigje ndaj zbatimit të sanksioneve nga regjimi i kryeministrit Justin Trudeau kundër liderëve të Rusisë, politikanëve të saj, parlamentarëve, gazetarëve dhe personaliteteve kulturore.
Mes atyre që u ndalohet hyrja në Rusi është aktori dhe komediani Jim Carrey, 60 vjeç. Përveç yllit të Hollivudit, në listë përfshihen edhe gazetarët Paul Ëorkman nga CTV dhe Margaret Evans nga CBC, Caroline Xavier, drejtuese e Institucionit të Sigurisë së Komunikimit.
Moska i akuzon ata për përfshirje të drejtpërdrejtë në formimin e një politike agresive anti-ruse.



