Një 30-vjeçar i cili shiste kokainë në doza të vogla është arrestuar nga Policia në Gjirokastër.
Policia sekuestroi një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje, rreth 45 000 lekë të rinj të përfituar nga shitja e tyre, një automjet dhe 2 celularë.
Në njoftim thuhet:
“Finalizohet operacioni policor i koduar “Tuneli”, për goditjen e një rasti të shitjes në doza, të drogave të forta. Shiste në doza, lëndë narkotike kokainë, kapet në flagrancë dhe arrestohet 30-vjeçari. Sekuestrohen një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje, rreth 45 000 lekë të rinj të përfituar nga shitja e tyre, një automjet dhe 2 celularë. Në vijim të operacioneve me fokus goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të kësaj drejtorie, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të shitjes në doza, të drogave të forta, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Tuneli”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi 30 vjeç, banues në Gjirokastër.
Gjatë kontrollit fizik të kryer ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë i kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë të ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje. Sasia e lëndës e dyshuar narkotike kokainë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 35 000 lekë të rinj dhe 80 euro, të dyshuar të përfituar nga shitja e dozave të kokainës, një automjet dhe 2 celularë”.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.