
Kryetari i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit, Zak Topuzi deklaroi se në fund të vitit 2022 PNUD financoi për të bërë një analizë konkluzioni 75% e bizneseve në turizëm kishin nevojë për më shumë se 35% fuqi punëtore.
Në një lidhje me studion e lajmeve të MCN Tv, deklaroi konkluzioni i dytë është se mbi 70% e atyre që janë në industri, nuk e mbanin dot stafin.
Problemi i fuqisë punëtore, është shqetësues dhe nuk është një problem shqiptar, por botëror dhe politikat që ndjekin vendet e rajonit dhe të Bashkimit Europian po krijojnë shqetësime të mëdha.
Gjermania pak ditë më parë përmes televizioneve raportoi se duhen 40 mijë punonjës nga Ballkani, duke thënë se nuk ka nevojë të jenë të kualifikuar dhe se brenda 3 vitesh do iu bëj dokumentet.
Këto lloj ofertash pa pasur nevojë për zyra negocimi krijojnë shqetësim për tregun e punës.
Një nga problemet është largimi masiv i pjesës së kualifikuar dhe tani së fundmi dhe pjesës së pakualifikuar.
Industria po rritet me ritme të shpejtas dhe kërkon shtimin e fuqisë punëtore dhe kapaciteteve dhe kur largohen më shumë, kërkohen më shumë.
Një industri që punon 3-5 muaj e ka vështirë ti trajnojnë dhe kualifikojë punonjësit.
I pyetur se sa variojnë pagat e kamarierëve dhe kuzhinierëve në lokalet dhe hotelet në bregdet, Topuzi deklaroi se ka kohë që pagat në sektorin e hoteleve janë rritur dhe sipas tij, e kanë kaluar pagën mesatare që bën fjalë qeveria.
Është një industri që paguhet dhe kërkesa për të rritur pagat në këtë sektor është vazhdimisht në rritje.
Disa nga metodat janë pjesëmarrja në fitim, duke gjetur mënyrë që drejtuesit por edhe punonjësit të marrin përqindje nga shërbimet që kryejnë.
Problemi qëndron te sigurimi me punë. Bizneset kanë një barrë shumë të madhe për të mbajtur këta punëtorë në punë se pjesa më e madhe e pushuesve vijnë qershor-gusht dhe për këtë arsye mbyllen pjesën tjetër të vitit.
Ka politika për të subvencionuar në mënyrë që sezoni turistik të zgjatet dhe të mbahet në punë agro-biznesi i cili e ka jashtëzakonisht të vështirë që të punojë vetëm në fundjavë.
Për të shmangur largimin, se ofertat në rajon janë jashtëzakonisht të mëdha.
Rajoni ka ulur TVSH-në e restoranteve, ndërkohë që kjo pikë është një nga direktivat e BE-së.
Gati 40% e punonjësve për turizmin në muajin shtator duhet t’i kthehen një pune tjetër.
Ndërkohë ai deklaroi se parashikohet një verë shumë më e mirë se viti që kaloi, që ishte 15-16% më mirë se viti 2019.
Kësaj rritje të numrit të turizmit duhet të përgjigjemi me shërbime. Shqipëria ka trefishuar numrin e rezervimeve në booking, për muajin qershor deri në fund të gushtit.
Kjo tregon se ka një tregues në rritje që vazhdon. Rritja e vazhdueshme e çmimeve të produkteve bazë do të sjellë në mënyrë indirekte edhe rritjen e çmimeve.
Por Shqipëria në raportin çmim-ofertë është në vendin e fundit në Europë dhe Ballkan.
Neve na e kalon vetëm Turqia. Rëndësi ka se në Shqipëri gjen nga paketa më e ulët dhe deri te paketa mesatare.



