
Këtë të mërkurë po zhvillohet në GJKKO edhe seanca për dosjen “Gërdeci”.
Ish-ministri Fatmir Mediu është i pranishëm në sallën e gjyqit së bashku me dy avokatët e tij, Ardian Visha dhe Henrik Ligori. Të pranishëm në seancë janë edhe 5 ekspertët e thirrur për të vlerësuar dëmin ekonomik nga shpërthimi i shkaktuar në 15 mars në fshatin Gërdec.

Gazetari Besmir Pula në një lidhje me MCN Live thotë se në sallën e gjyqit ka pasur tensione mes avokatit të Mediut, Ardian Vishës dhe ekspertëve të caktuar për të vlerësuar dëmin ekonomik nga shpërthimi në Gërdec.
Të pranishëm janë edhe familjarët e Edison Durdës dhe avokatin mbrojtës, Dorian Matlija.
Ka pasur një lloj tensioni në sallën e gjyqit mes avokatëve mbrojtës të Mediu, dhe ekspertëve që janë caktuar për të përllogaritur dëmin ekonomik.



