
Filloi sot në qytetet e Kilit greva e përgjithshme, e cila mbledh së bashku dhjetra organizata dhe sindikata të vendit. Në rrugët kryesore janë vënë ngado barrikada.
Në rajonin metropolitik të Santiagos, disa protestues bllokuan njëkohësisht trafikun në komunat Cerrillos dhe Penaflor, duke shkaktuar bllokime të rënda trafiku në të gjithë sektorin perëndimor të Santiagos.



