Kishin përshtatur lokalin për përdorim të lëndëve narkotike dhe lojëra fati, arrestohen 2 persona në Lushnje

Kishin përshtatur lokalin për përdorim të lëndëve narkotike dhe lojëra fati, arrestohen 2 persona në Lushnje

Policia e Lushnjës ka arrestuar në flagrancë shtetasit J. T., 23 vjeç, dhe K. A., 21 vjeç, (pronari dhe kamarieri i lokalit), të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin përshtatur lokalin në lagjen "Loni Dhamo", Lushnjë, për përdorim të lëndës së dyshuar narkotike cannabis, si dhe për aktivitetin e lojrave të fatit.

Njoftimi: Lushnjë/Aksione të përditshme në kuadër të megaoperacioneve "Tempulli", dhe "Sundimi i Ligjit".

Kishin përshtur lokalin për përdorim të lëndëve narkotike dhe lojrave të fatit, vihen në pranga pronari dhe kamarieri i lokalit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në kuadër të megaoperacioneve "Tempulli", dhe "Sundimi i Ligjit", nga kontrollet e ushtruara në ambjente dhe lokale, kanë goditur një tjetër rast të përdorimit të drograve në lokale, si dhe përshtatjen e lokalit për aktivitetin e jashtëligjshëm të lojrave të fatit.

Për këtë rast u kapën në flagrancë shtetasit J. T., 23 vjeç, dhe K. A., 21 vjeç, (pronari dhe kamarieri i lokalit), të dy banues në Lushnjë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin përshtatur lokalin në lagjen "Loni Dhamo", Lushnjë, për përdorim të lëndës së dyshuar narkotike cannabis, si dhe për aktivitetin e lojrave të fatit.

Në aparatet celular të këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën faqe të ngjashme me ato të lojrave të fatit, dhe nga kontrolli i lokalit u gjetën dhe sekuestruan doza të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve procedurale Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier arrestoi shtetasit J. T., dhe K. A.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestua lënda narkotike, 1 grirëse, dhe 5 aparatë celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy