Akuzat për "protesta alla Kurti"/ Ramabaja: Përpjekje ‘prej ‘Sizifi’ e Ramës për të zhvendosur përgjegjësinë diku tjetër (VIDEO)

Akuzat për "protesta alla Kurti"/ Ramabaja: Përpjekje ‘prej ‘Sizifi’ e Ramës për të zhvendosur përgjegjësinë diku tjetër (VIDEO)

Pas protestave të shoqëruara me tensione në Tiranë, përfaqësues të qeverisë dhe analistë kanë pretenduar se bëhet fjalë për protesta "alla Kurti".

 

I ftuar në emisionin "MCN Live", profesori Sadri Ramabaja i hodhi poshtë këto pretendime, duke i cilësuar ato si një përpjekje të kryeministrit Edi Rama për të zhvendosur përgjegjësinë nga problemet e brendshme të vendit.

 

Që nga dita e parë i kam ndjekur protestat me vëmendje, sepse i konsideroj një zhvillim të rëndësishëm socio-politik, që mund të krijojë mundësinë për një kthesë të madhe historike në ndërtimin e elitave politike në Tiranë dhe për një afrimin më të madh të kombit shqiptar. 

 

Përpjekjet për t'i lidhur protestat me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, janë të pabazuara.

 

Për shkak të agjendës së tij, Rama kërkon ta bartë përgjegjësinë te faktorë të tjerë, nga Greqia e Irani e deri te Lëvizja Vetëvendosje, pa përfshirë drejtpërdrejt Albin Kurtin. 

 

Kjo është një përpjekje prej ‘sizifi’ për ta zhvendosur përgjegjësinë diku tjetër dhe jo te gjendja ekonomike, sociale e shoqërore që është krijuar në Shqipëri. 

 

 

Ramabaja argumentoi se problemet lidhen me mungesën e ndryshimit të elitave politike dhe me modelin e qeverisjes që, sipas tij, është konservuar ndër dekada.

 

Nuk kemi pasur ndryshim elitash në Shqipëri dhe nuk shohim predispozitë që ato t'u ngjajnë elitave të konsoliduara evropiane. 

 

Përkundrazi, kopjohen modele autoritare si ato ruse, serbe apo hungareze. Kur mungon ky vlerësim realist, faji u hidhet kundërshtarëve politikë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy