
<p>Gazetarja Ola Xama tha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se mbetet e paqartë se në çfarë pike janë hetimet për mbetjet toksike të eksportuara, të cilat pritet të kthehen në Shqipëri. </p> <p>Xama tha se kjo heshtje nuk është rastësi, por tentativë për të mbuluar atë që ka ndodhur.</p> <blockquote> <p><em>Deri tani nuk ka rezultatet të analizave që të na thonë nëse janë të rrezikshme apo jo. Qeveria po rolin e atij që nuk di asgjë. Kjo nuk është rastësi. Është tentativë për ta mbuluar atë që ka ndodhur. Kjo ishte një nga debatet më të mëdha në gusht dhe sot papritur nuk dimë ku janë mbetjet, ku është hetimi administrativ.</em></p> </blockquote>



