Politologu Ilir Kalemaj, mesazhet e zëvendëspresidentit amerikan James David Vance në Konferencën e Mynihut, i sheh si paralajmërim për Europën që të kujdeset për kufijtë e saj.
Duke folur në edicionin e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi se ishte një fjalim i cili mund të lexohet në disa rrafshe, së pari në rrafshin gjeopolitik, së dyti në politikën e brendshme të Bashkimit Europian që mund të ndikohet nga ajo që ka ndodhur në SHBA dhe një rrafsh tjetër ka të bëjë me dimensionin kulturor.
Rrafshi më i rëndësishëm është gjeopolitika. Mesazhet e zv.presidentit JD Vance dhe sekretari i ri i Mbrojtjes së SHBA, në samitin e NATO-s janë pak a shumë identike dhe është diçka që nuk është se Europa nuk e dinte.
Por mënyra si u tha ishte një zgjim i nevojshëm për vendet e Bashkimit Europian.
Ajo që u tha është se Europa tashmë duhet të kujdeset për kufijtë e saj, për sigurinë e saj se SHBA kanë sfida të tjera për të adresuar që i tejkalojnë sigurinë e Europës.
Kjo pasi Amerika sheh Kinën si rrezik. Pati reagim të përzier nga vendet e BE apo të NATO-s.
Kryeministri britanik Starmer edhe për shkak të një partneritet që ka Britania me SHBA, nuk duhet të kishte folur.
Por ndoshta e tij ishte deklarata më e fortë kundër reaguese, lidhur me Ukrainën.
Aty mesazhet që u përcollën, janë që Ukraina tashmë do jetë pjesë e një paqeje të negociuar, më tepër të diktuar, përmes një dakordësie mes SHBA dhe Federatës ruse.
Gjë të ciklën Zelensky e ka kundërshtuar, duke thënë se duhet të jemi edhe ne pjesë e tavolinës.
Duket se Ukraina nuk mund të ketë të njëjtin territor që ka patur para luftës.



