Kryeministri Rama thotë se në sektorin e turizmit janë të punësuar 51 mijë veta. Por për kryeministrin, kjo shifër do të trefishohet sidomos në mandatin e tij të dytë qeverisës.
Gjatë ceremonisë së firmosjes së marrëveshjes me BB për zhvillimin urban dhe turizmin, Rama tha se mandatin e dytë qeverisës, socialistët do ta ushtrojnë me përgjegjësinë më të plotë.
“Sot mund të numërohen rreth 51 mijë të punësuar në sektorin e turizmit në 2015, shifrat për 2016 nuk kanë dalë. Pa diskutim mund të shkojmë në 250 mijë të punësuar në 2025. Objektivi ynë është që të jemi 100 mijë plus gjer në 2021 që jo rastësisht përkon dhe me mbylljen e mandatit të dytë qeverisës për të cilin askush nuk ka dyshim se do ta ushtrojmë me përgjegjësinë më të plotë”, tha ai.



