Jennifer Finch, basistja e grupit të njohur alt-rock L7, ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare, vetëm pak ditë pasi bëri publike betejën me një formë agresive të kancerit në tru.
Finch, e cila kishte kaluar disa ndërhyrje kirurgjikale dhe trajtime për sëmundjen, mori mbështetje të madhe nga fansat dhe figura të njohura të muzikës, ndërsa kishte hapur një fushatë për mbledhjen e fondeve për trajtimin e saj.
L7 ishte një nga grupet më të rëndësishme të skenës dhe lëvizjes riot grrrl në vitet ’90, së bashku me emra si Nirvana dhe Bikini Kill.
Grupi u bë i famshëm me këngën “Pretend We’re Dead” në vitin 1992, u ribashkua në vitin 2014 dhe vazhdoi aktivitetin muzikor me turne ndërkombëtare deri në vitet e fundit.



