
Presidenti i SHBA-vwe Donald Trump, ka pushuar nga puna gjeneralin e lartë, drejtuesin e Shtabit të Përgjithshëm Charles Q. Brown.
Trump njoftoi shkarkimin e Brown në një postim të premten në TruthSocial, në të cilin ai falënderoi Brown "për mbi 40 vjet shërbim për vendin" dhe e quajti atë një "zotëri të shkëlqyer dhe një udhëheqës të shquar".
Brown, një ish-pilot luftarak, u bë i pari person me ngjyrë që drejtoi një degë të ushtrisë si shef i Forcave Ajrore para se të emërohej nga ish-Presidenti Joe Biden si kryetar i Shefave të Përbashkët në 2023.
Trump tha se do të emëronte gjeneralin e Forcave Ajrore Dan Caine për të pasuar Brown.
Përmbysja e Brown dukej gjithnjë e më e mundshme pas konfirmimit të Sekretarit të Mbrojtjes Pete Hegseth. Përpara emërimit të tij, Hegseth kishte bërë thirrje që Brown të hiqej, duke pretenduar se ai mbështeste axhendën "woke" që minonte gatishmërinë ushtarake.
"Së pari, ju duhet të pushoni kryetarin e Shefave të Përbashkët," tha Hegseth në nëntor. Brown nxiti ushtrinë të përmirësonte burokracinë dhe nxiti rekrutimet nga amerikanë me prejardhje të ndryshme.
Në vitin 2020,ndërsa ai ishte në pritje të konfirmimit për të shërbyer si shef i Shtabit të Forcave Ajrore, ai fitoi vëmendje kombëtare pas një video-mesazhi mbi çështjen e races, ndërkohë që nisën protestat për vrasjen e George Floyd nga policia.



