Avokati Mëngjesi vijon në gjendje të rëndë, policia në kërkim të autorëve edhe jashtë Tiranës (VIDEO)

Avokati Mëngjesi vijon në gjendje të rëndë, policia në kërkim të autorëve edhe jashtë Tiranës (VIDEO)

Gazetari Besmir Pula sjell detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të avokatit Sokol Mëngjesi i sulmuar dy ditë më parë me leva hekuri.

Në një raportim për MCN Live, ai tha se gjendja shëndetësore e avokatit e rëndë, edhe pse parametrat jetësorë të tij që ndodhen në intubim janë më të stabilizuar.

Drupal Ad

Gjatë ditës së sotme, avokati Mëngjesi vijon të jetë në gjendje të rëndë, në reanimacion, është në koma cerebrale, në pjesën e trurit.

Mjekët shprehen se është dëmtim i madh. Është bërë ndërhyrje dje nga mjekët neourokirurgët.

Konstatohet se ka një ulje të ënjtjes në pjesën e kokës, e cila është faktor kryesor për të përcaktuar edhe gjendjen e avokatit.

Në këto kushte nuk ka nevojë për ndërhyrje emergjente, gjithçka do të varet pas 72 orësh në trajtim.

Mjekët kanë të njëjtin mendim profesional, se avokati do qëndrojë në intubim. Kanë kaluar 48 orë deri më tani.

Avokati ka fraktura të shumta në kokë, enjtie dhe hemorragji të brendshme, këto janë disa nga përcaktimet që ka bërë grupi i mjekëve.

Faktor pozitiv është që nuk ka një zmadhim të edemës deri në këto momente, edhe pse mjekët vijojnë të thonë se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe i rriskuar për shkak të dëmtimeve që ka marrë në pjesë të tjera të kokës.

Ndërkohë policia është ende në kërkim të autorëve, pavarësisht se ngjarja sa i takon motivit është e zbardhur, për motiv pronësie dhe pagesën e pakryer ndaj avokatit.

Kemi deri në këto momente, dy persona të ndaluar, porositësi i kësaj ngjarje dhe i vetëdorëzuar njëri nga pjesëmarrësit.

Prej ditës së djeshme policia ka bërë vazhdimisht kontrolle në sistemin TIMS për të parë nëse të dyshuarit kanë kaluar kufirin, por nuk rezulton diçka e tillë.

Kontrolli është shtrirë jo vetëm në qytetet e Tiranës, por edhe jashtë saj, në disa qytete ku grupi hetimor dyshon se tre personat janë të fshehur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy