Zepishta: Kanë përfunduar vetëm 3900 çregjistrime biznesesh ndër mijëra aplikime, shumica janë debitorë

Zepishta: Kanë përfunduar vetëm 3900 çregjistrime biznesesh ndër mijëra aplikime, shumica janë debitorë

8.4 miliardë lekë apo  80.8 milionë euro është borxhi që kanë bizneset ndaj administratës tatimore përgjatë vitit 2023.

Igli Zepishta, ekspert kontabël tha në studion e emisionit “MCN Economy” se borxhi tatimor rritet edhe për shkak të atyre subjekteve që hasin vështirësi dhe nuk mund të ndërpresin biznesin e tyre.

Subjektet që janë aktive dhe janë në biznes, punojnë akoma, kanë qarkullim, mendoj se kjo pjesë nuk e rrit borxhin se janë në fokus të administratës tatimore, sa kalon një muaj mospagese janë nën vëzhgimin e tyre.

Cek një pjesë tjetër, borxhi tatimor rritet edhe për shkak të atyre subjekteve që hasin vështirësi dhe nuk mund të ndërpresin biznesin. Është thelbësore, një biznes sot has një vështirësi financiare, nuk mund të paguajnë një detyrim që ndoshta e ka sot qoftë edhe 1 lekë, nuk mund ta pezullojë aktivitetin dhe ky borxh të rrijë në një lekë, për këtë arsye ai vazhdon të mbetet aktiv dhe borxhi vijon të thellohet me kamata dhe rritet në vazhdimësi.

Një pjesë tjetër e borxheve janë bizneset që bëjnë lojëra, hapen NIPT, punojnë për të shmangur sigurime, detyrime tatimore. Por me ligjin e ri dhe kontrollin është më e vogël.

Pjesa më e madh ndodh për shkak të kësaj natyre, pamundësisë së subjekteve që ata hasin vështirësi në  një moment, nuk e ndërpresin dot detyrimin në një moment, por janë të detyruar dhe çdo muaj detyrimi tatimor rritet.

Më tej, Zepishta tha se pjesa e çregjistrimi është bërë shumë e vështirë për bizneset.

Pjesa e çregjistrimit është bërë shumë e vështirë për bizneset. Një person e hap biznesin, në pamundësi për ta paguar, e bën provë një vit, pas një viti falimenton, shkon në proces çregjistrimi dhe vetë procedura e çregjistrimi është e tillë. Ti mund ta kërkosh procedurën e çregjistrimit në e-Albania, aty regjistrohet procesi dhe ti duhet të zerosh të gjitha detyrimet tatimore në mënyrë që të përfundojë. Fakti që kanë përfunduar vetëm 3900 ndër mijëra aplikime për çregjistrim do të thotë që shumica janë debitorë, pjesa tjetër ka mbetur për procedura dokumentacioni.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy