
Një djalë i ri në Tiranë i ka dhënë fund jetës tragjikisht, duke u hedhur nga lartësia.
Nga të dhënat paraprake, policia bën të ditur se në rrugën “Mikel Maruli”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës së tij, shtetasi A. A., 35 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



