
Brenda ditës ose një jave çdo qytetar mund të rregullojë të dhënat personale, pa qenë nevoja të shkojë në zyrat e gjendjes civile apo gjykatë. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha se me udhëzimin e gushtit të këtij viti, qytetarët do të mjaftohen vetëm me një kërkesë për të rregulluar gabimet, ndërsa paralajmëroi se ky udhëzim nuk është i vlefshëm, për ndryshimin substancial të emrit dhe mbiemrit.



