
Një tërmet me magnitudë 4.1 Rihter goditi sot qytetin e tretë më të madh në Greqi, Patrën.
Të dhënat bëhen me dije nga Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës.
Epiqendra e tërmetit, i cili u regjistrua në orën 17:10, ishte 11 kilometra në jugperëndim të qytetit, me një thellësi fokale rreth 19 kilometra.
Deri më tani mediat greke nuk raportojnë për të lënduar, apo dëme të konsiderueshme materiale.



