
Eksperti i Ekonomisë Enton Duro në studion e lajmeve në MCN Economy deklaroi se rritja eksporteve është diçka pozitive e cila ka ardhur si rezultati i një porcesi zinxhir.
Por sipas tij po të shohim nga 2021 deri te statistikat e fundit bilanci tregtar i produkteve bujqësore dhe nënprodukteve është përkeqësuar. Duro theksoi se produktet që eksportohen vijnë me çmime të ulëta dhe ne ekspertojmë në vendet që kanë kapacitete të mëdha.
Eksportet në bujqësi kanë njohur rritje e cila vazhdon dhe kryesisht në dy apo tre mallra si zarzavatet. Nëqoftëse do flasim për bujqësinë duhet të kuptojmë të gjitha produktet që vijnë nga bujqësia dhe nëse do shohim të dhënat e jashtme do shohim se rritja e importeve është më e madhe se ajo e eksporteve. Po të shohim nga 2021 deri te statistikat e fundit bilanci tregtar i produkteve bujqësore dhe nënprodukteve është përkeqësuar. Ka pasur në fakt ecuri të mirë të produkteve si zarzavatet që fermeri shqiptar i kuron me shumë kujdes. Ajo që ka ndodhur është fakti se kjo rritje ka ardhur nga fakti se duhet kuptuar se jemi një vend konkurues nga pikëpamja e çmimeve. Ky sektor angazhon 36% të forcave të punës dhe prodhimi që vjen nga ai është 18 % pra raporti është 1 me 2. Kjo të bën të kuptosh se produktet që eksportohen vijnë me çmime të ulëta dhe ne ekspertojmë në vendet që kanë kapacitete të mëdha, ne jemi një treg i vogël, kemi gjetur kanalet ku mund ti tregtojmë ato, kështu që ky është një lajm i mirë.
Ndër të tjera Duro u shpreh se fermeri nuk ka norma fitimi të larta, ndërsa shtoi se rreth 12 miliardë euro është vlerë e shtuar në bujqësi. Ai tha se duhet menaxhim më i mirë dhe duhet dëgjuar fermeri.
Fermeri jonë nuk arrin të dalë në një marzh që të vendosë një fitim. Bujqësia në tërësi nuk përfaqësohet vetëm nga tregjet e eksporteve, këtu duhet të jemi të kujdesshëm. Pastaj dhe paketa fiskale dha goditje, ai është një sektor shumë i frakmentarizuar. Nuk ka marzhe të larta për të rikuperuar ato çmime që erdhën prsh nga ndryshimi i TVSH. PPB-ja jonë në bujqësi është 12 miliardë euro, flasim për vlerën e shtuar që i shtohet produktit dhe bujqësia realizon 19-20% të PPB. Një tjetër komponent është dhe konsumi familjar të cilët janë pjesë e ekonomisë bujqësore që vjen me impute më të larta dhe shpërblimi për këtë produkt ngelet shumë i ulët. Çmimet duhet të kenë një standard. Shqipëria ka një nivel të ulët konkurrues. Eksportet nuk janë 20%, nuk mbulojnë të gjithë bujqësinë, ato mbulojnë një pjesë, pra 2/3 përfaqësohen nga produktet blegtorale. Duhet të bëjmë riaktivizimin e produkteve tona të cilat janë të përditshme. Prodhimi i qumështit përsh ishte reduktuar. Duhet menaxhim më i mirë dhe duhet dëgjuar fermeri.



