“Një nga vëllezërit tanë ka vdekur“, banorja e MEK: Policia ka plagosur 100 persona, kanë marrë kompjuterët

“Një nga vëllezërit tanë ka vdekur“, banorja e MEK: Policia ka plagosur 100 persona, kanë marrë kompjuterët

Gazetari i MCN Tv Andon Kello ka raportuar nga kampi Ashraf në Manzë ku nga mëngjesi i sotëm kanë ndodhur një sërë ngjarjesh, nga kontrollet e policisë, dhe protestat e banorëve që jetojnë aty. Një nga banoret e kampit tha se janë plagosur rreth 100 persona nga policia me gaz dhe goditje. Po ashtu banorja thotë se një tjetër banor ka vdekur aty, që vuante nga zemra, por e paqartë përmend përdorimin e gazit nga policia. "Rreth orës 8:30 rreth 1 mijë policë na sulmuan ne . Arrestuan disa nga vëllezërit dhe kanë humbur të gjithë kompjuterët. Është e çuditshme, ne jemi në mbështetje të Shqipërisë. Jemi në paqe dhe kemi marrëdhënie miqësore. Molashari është një nga vëllezërit tanë që kishte probleme në zemër, dhe me goditje nga gazi vdiq sot. Ndodhet në spital. Deri tani ka një viktimë. Janë shumë të plagosur, kanë plagosur 100 persona, me gaz dhe goditje".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy