Imuniteti për Ballukun/ Haxhiu: Po krijohet linçim publik para se të flasë gjykata

Imuniteti për Ballukun/ Haxhiu: Po krijohet linçim publik para se të flasë gjykata

Mazhoranca socialiste ka refuzuar kërkesën e SPAK për t’i hequr imunitetin zv/kryeministres Belinda Balluku, duke hapur një debat të ri politik dhe juridik mbi mënyrën se si po trajtohet çështja.

 

Lidhur me këtë zhvillim, analisti Baton Haxhiu, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh kritik ndaj mënyrës se si është ndërtuar dhe prezantuar dosja ndaj Ballukut, duke theksuar se nuk është respektuar parimi i prezumimit të pafajësisë dhe se rasti ka marrë trajta të një linçimi publik.

 

Sipas Haxhiut, volumi i madh i materialeve në dosje nuk e bën automatikisht më të fortë akuzën.

 

Një prokurori që vendos 16 mijë faqe në tryezë, e konsideroj jo serioze. Do të doja të vendoste dy faqe dhe të vendosë argumentet e korrupsionit. Po kthehemi te një kronologji e ngjarjeve.

 

Analisti theksoi se prokuroria ka pasur kohë dhe mundësi të plotë për të marrë dokumentacionin nga ministria përkatëse, pasi sipas tij dosja ka qëndruar për një periudhë të gjatë në organin e akuzës përpara ngritjes së aktakuzës.

 

Prokuroria nuk ka qenë e penguar të marrë të gjithë dokumentacionin në ministri dhe i ka marrë. Dosja e kësaj ministrie ka qenë në prokurori një vit e gjysmë apo dy, para aktakuzës.

 

Ai ngriti gjithashtu shqetësimin për mënyrën se si, sipas tij, informacione nga dosja kanë dalë në media, duke krijuar një klimë presioni publik.

 

Mosbesimi që është krijuar ka ndërtuar rrëfime që janë linçim publik, gati të patolerueshëm. Provat nga dosja u janë dhënë mediave të caktuara dhe më pas është krijuar një linçim publik.

 

Në fund, Haxhiu theksoi se lufta kundër korrupsionit duhet të vazhdojë, por pa cenuar standardet e drejtësisë dhe pa e zëvendësuar procesin gjyqësor me dënime në opinionin publik.

 

Jam i parimit që njeriu i korruptuar të dënohet. Por ndonjëherë duhet ta mbrojmë drejtësinë e pavarur nga drejtësia e nxituar. Nëse kjo drejtësi humb besimin, nuk e kthejmë dot më.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy