Tahiri: Ansambli dikur pasaporta më e madhe e vendit, sot mungon niveli i dikurshëm

Tahiri: Ansambli dikur pasaporta më e madhe e vendit, sot mungon niveli i dikurshëm

Violinisti Tahiri në Stay Tuned ka rrëfyer se të jesh te ansambli i shtetit jo vetëm si përgjegjës, është një përgjegjësi e madhe.

Ai tha se ansambli ka kaluar stekat më të mëdha dhe në kohën e komunizmit ka qenë pasaporta më e madhe e vendit. Sipas tij i gjithë shteti punonte për këtë ansambël në atë kohë dhe se kishte gjithë kokat e shtetit.

Ishin njerëzit më të aftë të shkolluar jashtë shtetit dhe ishte shumë gjë e fortë të ishte pjesë e këtij ansambli, kishte prova pa fund, vëmendje pa fund dhe sot nuk është e njëjta gjë. Sot nuk është se ka një shikim kaq të madh drejt këtyre gjërave. S’ka ata njerëz me përkushtimin më të madh, kjo lind dhe me ligjin e statusit të artistit qe se kanë, sepse s’mund të presësh përsh që një valltar të shkojë 65 vjeç për të dalë në pension.

I pyetur nëse e ka një vëmendje ansambli i shtetit nga vetë shteti, Tahiri tha pa diskutim që ka dhe se jo çdo gjë varet nga një ministri.

Vëmendje ka, unë thjesht cilësova si domosdoshmëri statusin e artistit. Aktualisht ansambli shihet me një sy shumë të mirë, janë futur me projekte të reja, pra janë munduar në maksimum. Vështirësitë e artistëve shqiptar është se nuk ka shumë prurje si më parë, apo nuk është ai nivel që ka qenë më parë dhe ne tani mundohemi që gjërat e sjella më parë nga kollozët ti risjellim, por ka nevojë për gjëra të reja. Po nuk evoluove po nuk pati risi nuk rri dot në treg.

Në vijim ai theksoi se pjesa e tyre e ansamblit ka qenë në funksion të shtetit, ata nuk kanë lidhje me politikën por kanë bërë pritjet e delegacioneve të huaja.

Të gjitha pritjet e bëra në pallatin e brigadave ne jemi pjesë e tyre. Shkojmë me një program, zgjedhim pjesët më të mira, kemi veshjet shumë të mira dhe të bukura, kemi një larmi shumë të madhe të valleve. Koreografitë e kollozëve tanë si ka bërë asnjë nëpër botë. Janë gjëra që ne i kemi kaq të mira. Pritja më e mirë që më ka falur më shumë kënaqësi ka shumë, por e fundit ishte kjo e samitit në Tiranë e vendeve të BE.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy