SPAK ka thirrur për herë të tretë kreun e PD Sali Berisha për ta pyetur për cështjen e 21 janarit.
SPAK i ka dorëzuar zarfin Berishës, gjatë kohës kur ka zbatuar masën për dosjen “Partizani”. Mësohet se fletëthirrja e radhës është për datën 21 nëntor, ditë e premte.
Kreu i PD tha sot se kryeministria nuk ka pasur asnjë lloj serveri për vëzhgimin.
“Nuk kam asnjë dijeni për këtë. Kryeministria nuk ka pasur asnjë lloj serveri për vëzhgimin. Në qoftë se Garda ka pasur serverin aty, është punë tjetër. Garda në kryeministri, në presidencë, në ministritë, kudo ka një zyrë të veten sepse ata kanë përsipër sigurinë. Çfarë mbajnë aty, është punë e tyre. Çfarë ka ndodhur është hetuar. Është një hetim i plotë, i bërë për vite dhe ka dënime përkatëse”.



