
Një person i paidentifikuar ka tentuar të godasë me thikë trajnerin e Vllaznisë Ernest Gjoka. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fushën sportive Reshit Rusi në momentin kur është mbyllur edhe stërvitja me skuadrën e shkodrane.
Një shtetas me kapuç në koke i është afruar trajnerit dhe ka tentuar që ta sulmojë me thikë, por trajneri Gjoka e ka kuptuar se personi mund ta sulmonte dhe i eshte shmangur duke shpëtuar pa u dëmtuar.
"Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, ndërsa agresori e ka sulmuar duke e goditur me grusht trajnerin Gjoka. Pas kësaj personi është larguar me vrap, ku në ikje e sipër është vënë re në dorën e tij një mjet prerës në dukje si thikë", deklaron policia.
Sipas informacioneve paraprake tre shtetas në afërsi të stadiumit "Loro Boriçi" janë shoqëruar në polici duke dyshuar se mund të ketë dijeni për ngjarjen.
Ky ështe rasti dytë teksa edhe njëherë tjetër ka patur tentative për ta sulmuar teknikun Gjoka. Policia po heton per ta zbardhur ngjarjen dhe si pistë kryesore e këtij sulmi mendohet të jetë për shkak të detyrës.
Për ngjarjen në fjalë ka reaguar edhe Bashkia e Shkodrës dhe Klub Futboll Vllaznia të cilët në një deklaratë për shtyp kanë dënuar aktin e turpshëm.
"Ky akt i turpshem, i cili nuk ka lidhje me qytetarine e spikatur shkodrane, denohet me vendosmerine me te madhe nga ana e Bashkise, Klubit, stafit drejtues- teknik dhe futbollisteve. Nuk perjashtojme mundesine e nje prapavije te qellimte, ndoshta edhe te sponsorizuar por qe mbetet ne duart e organeve kompetente qe te zbardhet plotesisht. Aktin e goditjes dhe te kercenimit me jete me arme te ftohte- thike te trainerit Gjoka, futbollistet, stafi teknik dhe drejtues i KF Vllaznia, Bashkia e Shkodres dhe tifozet e shumte e konsiderojne si goditje te qellimshme, te miremenduar te dikujt/disave qe duan te demtojne Vllaznine ne momentin e saj ndoshta me te mire. Ne keto kushte Klubi dhe Bashkia e Shkodrës do t’i kerkojne FSHF-se shtyrjen e takimit me Luftetarin ne Gjirokaster ne nje date tjeter", thuhet në deklaratën e bashkisë dhe të klubit shkodran.



