51 mijë emigrantë “të zhdukur” në Europë / BE: Po punojmë për një sistem te unifikuar regjistrimi

51 mijë emigrantë “të zhdukur” në Europë / BE: Po punojmë për një sistem te unifikuar regjistrimi

Rrjeti “Lost in Europe” pas një investigimi në bashkëpunim me disa media evropiane si belge, holandeze, gjermane dhe italiane ka arritur në përfundimin se në Bashkimin Evropian rezultojnë 51 mijë refugjatë të mitur të zhdukur. Sipas këtij rrjeti shkak dyshohet të jetë pamundësia e vendeve të Evropës në mbledhjen e të dhënave për emigrantët e mitur.

Ndër shtetet që rezultojnë me numrin më të larte të refugjatëve të mitur të zhdukur janë Italia dhe Austria me rreth 20 mijë që ndiqen nga Greqia dhe Spanja.

Aktualisht në Bashkimin Evropian nuk ka një rregullore për regjistrimin dhe shkëmbimin e informacionit mbi fatin e të miturve që të pashoqëruar vijnë në Evropë. Komisionerja e Bashkimit Evropian për këtë çështje Ylva Johansson nuk ka pranuar të bëjë asnjë koment pas prezantimit të gjetjeve duke u shprehur skeptike për këto të fundit.

Nuk e kam idenë nëse shifrat tuaja janë të sakta. Mund të them vetëm  se nuk kemi  sistemin më të mirë të migracionit në Evropë.

Vendet evropiane që kanë edhe fluksin më të lartë të emigrantëve e lidhin zhdukjen e të miturve me largimin e tyre nga qendrat ku strehohen drejt vendeve apo rajoneve të tjera ku nuk u nënshtrohen procedurave duke mbetur ilegal.

Megjithatë përfaqësuesit e Bashkimit Evropian thonë se po punojnë për krijimin e një sistemi të unifikuar regjistrimi për të miturit e pashoqëruar.

Ndërsa shume organizata përfshirë edhe rrjetin në fjale nuk besojnë se ky sistem do të jetë zgjidhja e problemit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy