
Jay-Z është ndër njerëzit e famshëm që hyn në biznesin e ligjshëm të kanabisit. Miliarderi i hip-hop-it i martuar me këngëtaren Beyonce tashmë është “strategu” i ri kompanisë kaliforniane “Caliva”.
"Kur bëj diçka është gjithmonë e saktë dhe e nivelit më të lartë", u shpreh artisti, emri i vërtetë i të cilit është Shawn Carter, duke lavdëruar "etikën dhe përvojën" e “Caliva”-s dhe potencialin e industrisë e kanabisit. Të famshëm të tjerë që kanë hyrë në biznesin e marijuanës janë Snoop Dogg, Whoopi Goldberg, Willie Nelson dhe Martha Stewart. Kompania “Caliva” me seli në San Jose prodhon dhe shet një sërë produktesh që shiten në internet, si: lule kanabisi, cigare, kremra etj.



