Basha: Largimi i Ramës, kusht i panegociueshëm

Basha: Largimi i Ramës, kusht i panegociueshëm

Partia Demokratike vijon të këmbëngulë në largimin e kryeministri Rama. Pas mbledhjes së sotme me partitë aleate, me të cilat u firmos edhe marrëveshja e koalicionit opozitar, kreu i demokratëve, Lulzim Basha, tha se vetëm largimi i Ramës dhe formimi i një qeverie tranzitore i hapin rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme.

"Kurrë më nuk do të pranojmë një proces zgjedhor fals që prodhon një Parlament fals dhe qeveri false. Do të angazhohemi që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira dhe të ndershme, ku të diktohet vullneti i ri shqiptar. Angazhohemi t'i japim fund krizës kushtetuese, mosfunksionimit të Gjykatës Kushtetuese dhe një prokurorie që heton me dy standarde. Akti i parë i këtij koalicioni do të jetë formësimi i platformës për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe reformimit të thellë të sistemit politik dhe ndarja e krizës ekonomike. Hap i panegociueshëm mbetet zgjidhja politike e institucionalizuar në marrëveshje, largimi i autorit të krimit elektoral, Edi Rama, dhe qeveri tranzitore”, tha ai.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy