
Jeta e këngëtares Witney Huston vjen tashmë e materializuar në një film që rrëfen gjithçka nëpër të cilën kaloi ikona e muzikës. “I want to dance with somebody” quhet filmi, traileri i të cilit është publikuar së fundmi dhe që ka nxitur kureshtjen e audiencës lidhur me portretizimin që i është bërë këngëtares.
“I Wanna Dance with Somebody” është drejtuar nga Stella Meghie dhe skenari i Anthony McCarten, i cili shkroi filmin biografik të Queen-s, fitues i Oscarit, “Bohemian Rhapsody”. Ndërsa Naomi Ackie është aktorja e përzgjedhur për të luajtur rolin e të ndjerës Huston.
Traileri nis me momentin kur Clive Davis nga Arista Records e zbuloi atë duke kënduar në një klub nate në moshën 19-vjeçare. Në klip tregohen gjithashtu rrymat e errëta me të cilat u përball Whitney gjatë gjithë karrierës së saj, si përballja me kritikat se muzika e saj nuk ishte “mjaft e zezë”.
Filmi pritet të dalë në kinematë amerikane në datë 21 dhjetor dhe deri atëherë traileri është i vetmi që na mbetet.



