Milo: Enver Hoxha, një figurë e madhe e historisë shqiptare

Milo: Enver Hoxha, një figurë e madhe e historisë shqiptare

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo duke folur mbi librin e tij të fundit në emisionin “Arnautistan” në MCN TV e konsideron Enver Hoxhën një figurë të madhe të historisë shqiptare.

Historiani thekson se figurë të madhe mund të jesh edhe me të këqijat që mund të bësh. 

Milo thotë se u ka cenuar mitin simpatizantëve të Enver Hoxhës, lidhur me faktet që ish-diktatori nisi i pari luftën ndaj Ballit Kombëtar. 

Padyshim që Enver Hoxha edhe për ata që nuk e duan, dhe ata që e duan, është një figurë e madhe e historisë shqiptare, kjo nuk do të thotë se ka vlerësim pozitiv, i madh mund të jesh në të mirat dhe të këqijat që mund të bësh. Duhet të pranojmë që komunizëm sollën risi. E para sepse ishin të rinj dhe s’kishin paragjykime. Të gjitha vajzat partizane ishin të shkolluara. Liri Gega ishte mësuese e shkollës Nëna Mbretëreshë, Nexhmije Hoxha nxënëse. Nuk kam lënë pa përmendur (në libër) edhe meritat në Luftën Nacional Çlirimtare. Në letrat e tetorit 1943 Enver Hoxha mban përgjegjësi për nisjen e luftës ndaj Ballit Kombëtar. Mjaft njerëz që janë simpatizantë të Enver Hoxhës, i ka prekur. Ata s’janë shkëputur nga dogma, dhe unë u kam cenuar mitin. Ata gjykojnë si partizan, unë si historian. Ato tre letra absolutisht asnjëri s’duhet të marrë guximin t’i diskutojë”.

Paskal Milo tha se Enver Hoxha përfitoi dhe u stërvit njëkohësisht nga Miladin Popoviçi.

Enver Hoxha edhe përfitoi nga Miladin Popoviçi, por edhe u stërvit njëkohësisht, dhe iu shtua etja për pushtet politik. De facto filloi të luajë rolin e udhëheqësit. U propozua të zgjidhej Ymer Dishnica, dhe u zgjodh pas tij Enver Hoxha. Rruga e Enver Hoxhës nga shkurt 1942 kur u bë sekretar politik, deri në maj 1943 është një vijë rritëse. Unë mendoj që ambicien për pushtet e ka marrë rrugës. Filloi ta ndjejë veten më të sigurt dhe të çarë rrugën për t’u bërë udhëheqës i Partisë Komuniste. Ka pasur predispozicion të brendshëm për t’u bërë udhëheqës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy