Borrell dhe Varhelyi sot në Tiranë, konferencë shtypi me Ramën

Borrell dhe Varhelyi sot në Tiranë, konferencë shtypi me Ramën

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Komisioneri Evropian për fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi do të vizitojnë sot Tiranën.

Fillimisht, Borrell pritet që të takohet me kryeministrin Edi Rama përpara se të kryesojë Këshillin e 12-të të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri në Tiranë më 16 mars.

Shqipëria do të përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama. Komisioni Evropian do të përfaqësohet nga komisioneri Oliver Várhelyi.

Pas Këshillit, Përfaqësuesi i Lartë Borrell, kryeministri Rama dhe komisioneri Várhelyi do të mbajnë rreth orës 12:00 një konferencë të përbashkët.

Borrell do të jetë i shoqëruar edhe nga komisionari i Zgjerimit, Oliver Varhelyi. Ata në Tiranë do të takohen me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, do të kenë takime dhe me përfaqësuesit e të rinjve ndërsa do të marrin pjesë edhe në inaugurimin e Kullës së Venecias në Durrës, restaurimi i së cilës është financuar nga fondet e BE-së.

Këshilli i Stabilizim-Asociimit mblidhet një herë në vit për të kryer një vlerësim të përgjithshëm mbi implementimin e MSA-së dhe shqyrton çështjet e rëndësishme.

 Borrell në Shqipëri do të qëndrojë më 15 dhe 16 mars, ndërsa në Maqedoninë e Veriut më 16 dhe 17 mars.

Më 18 mars, ai do të organizojë rundin e ri të dialogut Kosovë-Serbi në Ohër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy