Në SHBA, grave iu dha e drejta e votës për herë të parë në vitin 1920, tre vjet pas Rusisë dhe Kanadasë, por 91 vjet përpara Arabisë Saudite. Një hartë që tregon kohën kur femrat kanë fituar të drejtën për të votuar në secilin vend është publikuar së fundmi. Shumë vende nisën t’i bashkohen kësaj nisme nga mesi i shekullit të njëzetë, por e para që u dha të drejtën femrave për të shprehur vullnetin në fletën e votimit ka qenë Zelanda e Re. Atje femrat kanë votuar për herë të parë në vitin 1893..
Që në pamje të parë, në hartë vëren momentet më të rëndësishme. Megjithatë, duhet të ndjekësh yllthat, pasi viti i shënuar për disa vende nënkupton vetëm votim të kufizuar, shpesh vetëm për gratë e bardha ose në lidhje me çështje specifike siç janë pronësia e shtëpisë ose martesa. Belgjika në vitin 1919 u dha të drejtën e votës vejushave dhe nënave të ushtarakëve të vrarë në Luftën e Parë Botërore, por gratë e tjera e fituan këtë të drejtë pothuajse 30 vjet më vonë, në 1948. Australia u dha grave të drejtën e votës në vitin 1902, por përjashtoi nga kjo e drejtë gratë aborigjene.
Vendi i fundit që u njohu grave të drejtën e votës është Arabia Saudite, në vitin 2011.



