Shehu: Opozita nuk merret me idetë e reja, por konsumohet për sherrin Berisha-Basha

Shehu: Opozita nuk merret me idetë e reja, por konsumohet për sherrin Berisha-Basha

Dashamir Shehu në emisionin Të Paekspozuarait tha se opozita nuk është aq shumë zi sa nuk ngjall shpresë fare, por problemi qëndron në faktin e ajo është përqendruar përqark disa njerëzve që për fat të keq nuk janë të rinj aty.

Ai tha se Berisha dhe Basha i kanë ngarkuar opozitën një luftë pa principe mes njeri tjetrit dhe sipas tij jemi duke konsumuar dy vite politikë për këtë sherr mes tyre.

Them se nuk është kështu se nuk ngjall asnjë shpresë, sigurisht që është në një moment të vështirë opozita. Nuk ngjall shpresë sepse opozita shqiptare është përqendruar jo përqark ideve të reja dhe platformave të reja po përqark disa njerëzve që për fat të keq dhe ata nuk janë të rinj.

Në vend që njerëzit të kishin kuptuar se Basha dhe Berisha kishin përgjegjësi për humbjen e 2013, na u rikthyen jo vetëm Basha, por të vish nga humbja dhe të gërthasësh për fitore nuk e di. Dhe tani të dy këta janë prapë dhe i kanë ngarkuar opozitës një luftë pa principe mes njeri tjetrit. Njëri akuzon tjetrin dhe kjo e rëndon ambientin dhe e çon fyerjen dhe sharjen deri te ato skena me drunj e hunj.

Tani erdhëm në vjeshtën e këtij viti dhe në vend që të merremi prapë me politikë ne i kemi konsumuar për sherrin Berisha- Basha dhe dominanca në muajt e fundit janë problemet e Berishës me SPAK. Por problemi është se ne duhet të prodhojmë disa ide se si do të jetë Shqipëria e së nesërmes, na duhet e ardhmja jo shkuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy