
Punonjës të bashkisë dhe mbështetës të Veliajt janë mbledhur dhe po protestojnë përpara GJKKO ku do të mbahet sot seancë për vlerësimin e masës së sigurisë.
Mbështetësit kanë mbërritur para GJKKO herët, ata kanë duartrokitur dhe ka pasur ovacione në mbështetje të kreut të Bashkisë Tiranë.
Sipas SPAK, Erion Veliaj akuzohet “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Ndërkohë, pritet që seanca e sotme të jetë e gjatë.



