
Partia Demokratike ka nisur përgatitjet dhe sot paradite do të mbledhë strukturat më të larta të partisë, me synim organizmin e aksionit në ditët e ardhshme.
Mësohet se në orën 10:00 do të nisë mbledhja e përbashkët mes Kryesisë dhe Grupit te ish deputetëve, ndërsa më pas do jetë organi më i lartë që do të mblidhet, ai i Këshilli Kombëtar.
“Nesër ora 10:00 mbledhje e përbashkët e Kryesisë dhe Grupit Parlamentar. Më pas në 11.45 mbledhje e Këshillit Kombëtar”, njofton Partia Demokratike.
Ndërkohë dje opozita ka vendosur për protestën e radhës kombëtare, e cila do të zhvillohet të hënën , me fillim prej orës 20.



