RENEA ka ushtruar kontrolle në Shkodër gjatë mbrëmjes së kaluar. Kontrollet jaqnë zhvilluar në qytet dhe fshatrat përreth.
Mësohet se fokusi i këtyre kontrolleve kanë qenë banesat e personave me precedent kriminal.
Korrespondentja e MCN TV, Bendis Druni bën me dije se janë gjetur dhe sekuestruar armë dhe materiale të tjera.
Të gjitha armët janë dërguar për ekspertizë për të kuptuar nëse janë përdorur për ndonjë ngjarje kriminale.
Policia nuk ka ende një një njoftim zyrtar për këto kontrolle, ndërsa bëhet me dije se deri më tani nuk ka asnjë person të arrestuar.



