Kollçaku: Vuçiç i pasinqertë në bisedime, ka mbështetur strukturat për ndarjen “de facto” të Veriut të Kosovës

Kollçaku: Vuçiç i pasinqertë në bisedime, ka mbështetur strukturat për ndarjen “de facto” të Veriut të Kosovës

Deputeti i PS Bardhyl Kollçaku duke folur në MCN Live e konsideroi sulmin e terroristëve serbë në Banjskë, kronikën e një ngjarje të paralajmëruar. Kollçaku theksoi se Tirana dhe Prishtina janë në unison, dhe Shqipëria do ta mbështesë Kosovën në të gjitha organizmat ndërkombëtare ku ajo nuk është pjesëmarrëse. Kollçaku Vuçiç-i s’ka qenë asnjë herë i sinqertë për bisedimet, pasi nga ana tjetër u ka dhënë mbështetje strukturave për një ndarje “de facto” të Veriut të Kosovës. 

Nga një anë është ngjarje tragjike humbja e jetës së dëshmorit të policisë, por nga ana tjetër shkëlqyen forcat e policisë dhe inteligjencës së Kosovës. Në arenën ndërkombëtare ne kemi rivendosjes edhe njëherë të faktorit politik kosovar në rendin e ditës, me të drejtën legjitime që i jep e drejta ndërkombëtare për ushtrimin e legjitimitetit në territorin e Kosovës. Kjo ishte kronikë e një ngjarje të paralajmëruar. Kemi pasur herë pas here tensione, incidente, veprime që kanë cenuar sigurinë në Veriun e Kosovës, bllokim rrugësh, rrëmbimin e policëve, vrasjen e Ivanoviçit. Nga njëra anë ajo që e ceku sot kryeministri Kurti, kjo s’është një ngjarje rastësore. Përgatitjet, investimi, dhe mbështetja direkte apo indirekte e Beogradit, apo strukturave të tjera që kërkojnë që Ballkani të jetë fuçi baruti, ka qenë prezente. Kemi ushtarake, ose ish-ushtarake, mund të ketë struktura të inteligjencës së Rusisë dhe vendeve të tjera. Ajo që ndodhi ishte vetëm maja e ajsbergut, pasi ajo që mund të ndodhte mund të ishte me pasoja të madha, jo vetëm për Kosovën, por për paqen dhe stabilitetin e rajonit tonë”

Shqipëria ka një mundësi në organizmat ndërkombëtare ku s’është Kosova, në NATO, në Këshillin e Sigurimit apo Këshillin e Europës, ku zëri i Shqipërisë është i fortë, padyshim në mbështetje të kauzës kosovare. Ashtu siç ka qenë dje në mbledhjen e ambasadorëve të Atlantikut të Veriut, ku përfaqësuesi i Shqipërisë ka gjetur një mbështetje nga të gjithë ambasadorët e tjerë për të drejtën e Kosovës për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial. Edhe reagimi zyrtar i Tiranës, mbështetja nga kryeministri, ministri i Jashtëm dhe i Brendshëm ishte në Kosovë. Për herë të parë Shqipëria s’ka qenë dakord me deklaratën e përfaqësuesit të lartë europian për një rezolutë për situatën në Kosovë, tregon që ne jemi në unison si Prishtina dhe Tirana në çështjen tonë. Nuk ka asnjë ndarje, situata të tilla na bashkojnë më fort, dhe jam i sigurt se do shohim një bashkëpunim më të ngushtë në të ardhmen”.

I pyetur mbi mundësinë e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë në Shqipëri, Kollçaku tha se Presidenti Begaj mund ta vlerësojë një vendim të tillë, por vuri në dukje se në Shqipëri Këshilli i Sigurisë është organ konsultativ dhe nuk del me vendime. 

Padyshim ka pasur një bashkëpunim shumë të mirë me shërbimet e inteligjencës, brenda për brenda, por edhe me partnerët strategjikë dhe KFOR-in. Pyetja hipotetike, pse ka ardhur kjo, kërkon një përgjigje shumë të sinqertë. Përgjigjja është e tillë, Beogradi, Vuçiçi nga njëra anë është ulur në tryezën e diskutimeve për marrëveshjen e iniciuar nga BE, por asnjëherë s’ka qenë i sinqertë. Nga njëra anë ishte mburoja se po bisedohej dhe do zgjidheshin problemet në mënyrë paqësore, dhe nga ana tjetër qenë mbështetja me zë apo e heshtur e këtyre strukturave për një ndarje de facto të Veriut të Kosovës. Pra në tryezë ne ulemi për ta mbajtur mirë me Amerikën dhe BE, nga ana tjetër... Unë besoj që hetimet e thelluara do ta vërtetojnë se këta njerëz kanë mbështetje ushtarake, financiare, të inteligjencës dhe nga strukturat e Beogradit. Nëse Vuçiçi është i sinqertë në ofertën e bisedimeve, duhet të dalë dhe të shkëputet në mënyrë të menjëhershme nga këto grupe. S’mund të luaj me dy porta. Ato grupe mund të jenë edhe në territore të tjera, në rajone të tjera. Presidenti Begaj do ta vlerësojë kërkesën për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, pse jo edhe mund të mblidhet. Pavarësisht me bazën ligjore aktuale pse me ligj në Shqipëri është organ konsultativ dhe nuk del me vendime, në Kosovë del me vendime”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy