
Ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, thotë se ligji për Policinë e Shtetit ka mangësi sa i përket punësimit të specialistëve të disa fushave, të domosdoshëm për të luftuar krimin, i cili sa vjen e sofistikohet.
“Policia nuk ka autoritetin ligjor që të rekrutojë specailistët më të mirë të këtyre fushave. Duhet zgjidhur ligjërisht që punonjës IT më të mirë duhet të jenë në polici. Ose biologë, ekspertë IT. Që ta luftosh duhen specialistë të atashuar në polici. Duhet zgjidhur me ligj”, tha ai.
Gazetarja Klodiana Lala solli shembullin e monedhës Bitcoin, si mjet i pastrimit të parave.
“Raportet e huaja thonë se po pastrohen para të pista përmes Bitcoin. Nuk e dimë sa thellë është futur Bitcoin në Shqipëri”, tha ajo.



