31 kg kanabis në makinë, pranga tiransit në Muriqan

31 kg kanabis në makinë, pranga tiransit në Muriqan

Shërbimet e Policisë Kufitare në Muriqan në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, pasditen e sotme kanë sekuestruar 31 kg kanabis. Sipas bluve të Shkodrës gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në dalje të Shqipërisë, në automjetin tip “Volsvagen” me targa AA 513 PM, janë gjetur 31 kg kanabis sativa.

Droga ishte fshehur në një vend të modifikuar në pjesën e poshtme të mjetit. Menjëherë është njoftuar policia e Shkodrës, e cila sapo ka mbërritur në vendin e ngjarje ka vënë në pranga shoferin e mjetit, 38-vjeçarin Manush Teqja, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se shtetasi i mësipërm kishte si destinacion vendet e BE. Materialet procedurale do t’i referohen për veprime të mëtejshme, Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale: “Trafikim i narkotikëve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy