
Presidenti Volodymyr Zelensky shkarkon ministrin e Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksii Reznikov nga posti i tij.
Reznikov e drejtonte ministrinë që përpara fillimit të ndërhyrjes së plotë ushtarake të Rusisë në shkurt 2022.
Por në fjalimin e tij të mesnatës, Zelensky tha se ishte koha për “qasje të reja” në ministrinë e Mbrojtjes.
Unë besoj se ministria ka nevojë për qasje të reja dhe formate të tjera të ndërveprimit si me ushtrinë ashtu edhe me shoqërinë në tërësi.
Rustem Umerov, i cili drejton Fondin e Pronës Shtetërore të Ukrainës, është emëruar nga Zelensky si pasardhësi i Reznikov.
Mediat ukrainase kanë hedhur zëra se Reznikov do të bëhet ambasadori i ri i Kievit në Londër, ku ka zhvilluar marrëdhënie të mira me politikanë të nivelit të lartë.
57-vjeçari është bërë një personazh i njohur që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
I njohur ndërkombëtarisht, ai ka marrë pjesë rregullisht në takime me aleatët perëndimorë të Ukrainës dhe ka luajtur një rol kyç në lobimin për pajisje shtesë ushtarake.
Por shkarkimi i tij është parashikuar prej disa kohësh. Javën e kaluar, Reznikov u tha gazetarëve se po eksploronte pozicione të tjera me Presidentin ukrainas.
Sipas mediave lokale, ish-ministri i Mbrojtjes tha se nëse Zelensky i ofronte mundësinë që të punonte në një projekt tjetër, me siguri do të pajtohej.



