Jepnin certifikata false për errësimin e xhamave, 2 të arrestuar. Pezullohen 4 punonjës të DRTSHR

Jepnin certifikata false për errësimin e xhamave, 2 të arrestuar. Pezullohen 4 punonjës të DRTSHR

Katër punonjës në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor në Fier janë pezulluar nga detyra, pasi u jepnin drejtuesve të automjeteve certifikata false të errësimit të xhamave. Po ashtu janë arrestuar dhe dy pronarë të 2 bizneseve me këtë aktivitet tregtar.

Në kuadër të një procedimi penal, të referuar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare i DVP Fier, pas një hetimi disamujor, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar "Kolaudimi", në kuadër të të cilit u ekzekutuan masat e sigurisë "Arrest në burg", për Vilson Duleviç, 29 vjeç dhe Xhoniard Aliu 32 vjeç, të dy banues në Fier, për veprën penale "Falsifikimi i dokumenteve".

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u ekzekutuan masat e sigurisë "Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik", për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës", për shtetasit Reans Stavre,, 32 vjeç, Ibrahim Nallbani 45 vjeç, Mariglen Myrtaj 39 vjeç dhe Dervish Xhulaj 34 vjeç, të katërt banues në Fier.

Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se shtetasit V. D. dhe Xh. A., përmes bizneseve përkatëse, pajisnin drejtuesit e automjeteve, me certifikata false të errësimit të xhamave, ndërsa 4 punonjësit e pezulluar të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Trasportit Rrugor Fier, dyshohet se duke pasur dijeni për falsitetin e këtyre certifikatave, vlerësonin automjetet si të rregullta, gjatë kontrolleve që kryenin, në pikat e kolaudimit, në Fier dhe në Lushnjë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy